Agjencia Zhurnal.mk.

Henry zbulon katër lojtarët e Man Utd që kanë bërë përshtypje këtë sezon

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka veçuar katër lojtarë nga Manchester United, të cilët i kanë lënë përshtypje këtë sezon deri tani.

 

Në mes të një sezoni të ndërlikuar, legjenda e Arsenalit ka pohuar se vetëm Cristiano Ronaldo, David de Gea, Fred dhe Bruno Fernandes kanë bërë pak në përpjekjen për të rikthyer ditët e lavdisë në United.

Komentet e Henryt erdhën përpara ndeshjes të së enjtes kundër Burnleyt në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.

“Unë mendoj se Bruno Fernandes mund të marrë meritat. Fred, për mua, më në fund ka arritur nivelin që njerëzit prisnin që ai të arrinte në ndeshjet e fundit”, ka thënë fillimisht Henry.

“Por, do të më duhet të qëndroj me De Gean si zgjedhja ime për lojtarin më të mirë të Unitedit këtë sezon”.

“E di që njerëzit po flasin shumë për Ronaldon dhe po shënon gola në fund të lojës për të fituar ndeshjet”.

“Por, De Gea i vendos ata në ato pozicione, ato situata që Ronaldo të jetë në gjendje t’i fitojë ata ndeshjen në fund”, përfundoi francezi.

Related posts

Jose Mourinho me Romën e nis me fitore në fushën e vështirë të Trabzonspor

D V

Insigne është bërë lojtari më i paguar në MLS, ndërsa presidenti i Toronto FC shfrytëzoi një metodë unike të transferimit

D V

Del Piero: Ronaldo nuk deshi të qëndronte, Allegri nuk bën mrekulli

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More