Agjencia Zhurnal.mk.

Helikopterët e ushtrisë serbe fluturuan pranë kufirit me Kosovën, eksperti i sigurisë e konsideron tentim agresioni

Tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke fluturuar në territorin e Serbisë, afër pikave kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak.

Fluturimi i helikopterëve të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovë, vjen në ditën kohën kur rruga në vendit tonë po mbahet e bllokuar nga protestuesit serbë, të cilët po kundërshtojnë vendosjen e reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Demonstrimin i forcës ajrore ushtarake serbe, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, e konsideron kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën nga Ushtria Serbe.

“Tre helikopterët ushtarakë serbë, të tipit ‘Gazela’, duket se kanë thyer Marrëveshjen e Kumanovës dhe marrëveshjen me NATO-në, sepse kanë hyrë në territor ku nuk guxojnë të hyjnë”, ka thënë Musliu për ATV.

Ai thotë se pas kësaj NATO është dashur të intervenojë menjëherë, sepse është një thyerje flagrante e hapësirë së një shteti sovran, e cila kontrollohet nga Aleanca Veriatlantike.

“E tërë kjo mund të konsiderohet si tentim agresioni apo si agresion. Por, ky është një presion, që nuk është i panjohur në gjuhën ushtarake dhe politike”, tha ai.

Helikopterë të Serbisë patrullojnë rreth kufirit me Kosovën

Helikopterë të Serbisë patrullojnë rreth kufirit me Kosovën

Posted by RTV Dukagjini on Friday, September 24, 2021

Related posts

1895 gjoba trafiku për 24 orë

Xh M

Mehaj takon ambasadoren e Izraelit, flasin për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

D V

Opozita pro krijimit të komisionit hetimor rreth menaxhimit të krizës energjike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More