Kumanovë , 14 shkurt – Maksim DImitrievski , kryetari i komunës së Kumanovës, në emisionin “Studio 10” në TV24 potencoi se sekti hebrenj i cili papritmas u vendos në këtë qytet është i mirëpritur përderisa vepron sipas rregullave, por qytetarët janë të shqetësuar për arsye se lëvizin në grupe të mëdha dhe janë të veshur në mënyrë jokonvencionale, transmeton Zhurnal.
“Kumanova është qytet multikulturor, jemi të mësuar me dallimet , kam marrur një numër të madh të mesazheve nga qytetarët të cilët kërkojnë nga unë të kyqem ne këtë pyetje. Kemi mysafirë, të cilët janë grupe të mëdha dhe me veshje të çuditshme. Ai është sekti i cili rrjedh nga Izraeli,
E çuditshme është lëvizja në grupe dhe veshja e tyre, por MPB është organi i cili jep leje te përkohshme për qëndrim. Në afat të 48 orëve përderisa nuk jeni të vendosur ne hotel është patjetër të paraqiteni në departamentin rajonal të Ministrisë së Brendshme, ose të lajmëroheni tek shërbimi i hotelit përderisa qëndroni në hotel.
Kemi informacion se këta njerëz për një kohë të shkurtër planifikojnë të largohen nga Kumanova, por kemi sherbime të sigurisë të cilët duhet ta ndjekin këtë proçes. Eprori dhe kryeshefi duhet gojarisht të më informojnë për ndodhitë, por për fat të keq bashkëpunimi është në nivel të ulët. Me sa e di unë ata jane të vendosur ne lagjen “Goce Delçev” në shtepitë private” – tha Dimitrievski.
Besimtarët herbenj me siguri i takojnë besimit të grupit ortodoks “Lev Tohor”, të cilët i kundërshtohen rregullave të shtetit dhe jetojnë sipas rregullave të tyre. Ky grup deri javën e kaluar kanë qenë te vendosur ne Sarajevë, por sipas mendiave të atjeshme, qëndrimi i tyre atje nuk është lejuar dhe kanë marë rrugën për në Maqedoni.//Zhurnal.mk