Agjencia Zhurnal.mk.

Haziri kërkon vaksinimin masiv të qytetarëve: Gjendja me COVID-19 është alarmante

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të vaksinohen, si mënyra e vetme e parandalimit të infeksionit coronavirus.

Apeli i kreut të Gjilanit vjen në kohën kur kjo komunë ka 1416 raste aktive, 91 pacientë janë duke u trajtuar ë Spitalin e Përgjithshëm, ndërkaq 221 mostra janë në pritje për rezultatet.

“Gjendja me COVID-19 në komunën tonë, sikur edhe në tërë Kosovën, është alarmante. Ju lutem shumë që të vaksinoheni në mënyrë masive sepse është e vetmja mënyrë parandalimit të infeksionit me COVID-19. Po ashtu, apeloj që t’i zbatoni masat kundër përhapjes së këtij virusi”, shkruan Haziri në Facebook.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Gjilan janë regjistruar 8.141 raste pozitive, prej tyre 6.672 janë shëruar, 152 e kanë humbur betejën.

Në komunën e Gjilanit janë gjithsej 35.578 persona të vaksinuar.

Related posts

Rohde: Çdo veprim i dhunshëm ndaj KFOR-it dhe gazetarëve është absolutisht i papranueshëm

Xh M

Momenti kur serbët gjuajnë me molotov KFOR-in, digjet edhe një veturë e policisë

Xh M

Trupat e KFOR-it të plagosur në veri, 11 janë italian, tre prej tyre në gjendje të rëndë

Xh M