Agjencia Zhurnal.mk.

Hazard mund ta zhvillojë ‘El Clasicon’ e parë pas pothuajse dy vjet e gjysmë pasi është bashkuar me Real Madridin

Eden Hazard është bashkuar me Real Madridin nga Chelsea më 7 qershor 2019, por edhe pas dy vjet e katër muaj nuk e ka asnjë paraqitje në El Clasico.

 

Të dielën, ai do të rikthehet nga një tjetër dëmtim, i ngjashëm me ato që i kanë ndërprerë dy sezonet e tij të para në Madrid.

Në sezonin 2019/20, një dëmtim në kyçin e këmbës të pësuar në nëntor 2019, bën që ai të mbetej jashtë fushave për tre muaj, dhe më pas vazhduan dëmtimet muskulore që e mbajtën atë jashtë për pjesën më të madhe të sezonit 2020/21.

Hazard duket se i ka kapërcyer lëndimet dhe tani është rikuperuar dhe është rikthyer në stërvitje me Carlo Ancelottin në tre seancat e fundit stërvitore, duke e bërë të jetë gatin për ‘El Clasicon’ që zhvillohet në “Camp Nou”.

Ai u kthye nga detyra me kombëtaren blege me një tendosje të lehtë, e cila e la jashtë udhëtimit të mesjavës për t’u përballur me Shakhtar Donetsk.

Ancelotti nuk e rrezikoi, dukë bërë që tendosja të kalojë dhe ai të jetë në stërvitje të plotë të enjten.

Me Karim Benzema dhe Vinicius Junior startues të padiskutueshëm, Hazard do të luftojë me Rodrygo Goes për një vend në formacionin fillestar.

“Kur ata luajnë kështu, është e vështirë të bëhen ndryshime”, ka thënë Ancelotti pas fitores në Kiev.

Hazard dhe Fede Valverde, do të shpresojnë të hyjnë në garë për një fanellë formacioni.

Edhe nëse nuk luan nga minuta e parë, Hazard mund të ketë ndikim nga stoli, me Real Madridin që kërkon të vazhdojë serinë e tyre në Clasicos pas katër ndeshjeve pa humbje.

Hazard është përballur vetëm dy herë me Barcelonën, sa ishte te Chelsea, në 1/16 e Ligës së Kampionëve të sezonit 2017/18, kur Barcelona fitoi 3-0 në “Camp Nou” pas barazimit 1-1 në “Stamford Bridge”.

Related posts

Roma huazon Under-in te Marseille

Z H

Fury pozitiv me COVID, shtyhet përballja e tretë me Wilderin

Z H

I disponuar dhe i gatshëm për të pozuar me tifozët, Ronaldo kthehet në stërvitje te Juventusi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More