Agjencia Zhurnal.mk.

Haxhiu për sulmin në Gllogjan: Ekipi i mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes, rasti duhet të zbardhet sa më parë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ekipi i Insitutit të Mjekësisë ligjorë është në vendin e ngjarjes në Gllogjan, ku mbrëmjen e së premtes një autobus që po bartte nxënës është sulmuar me armë zjarri, që si pasojë tre persona humbën jetën.

 

Haxhiu ka thënë se rasti duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët të përballen me drejtësinë.

“Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur. Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet.  Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Haxhiu në Facebook.

Ndryshe, tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po barte nxënës.

Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Për këtë ngjarje tragjike kanë reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj e të tjerë politikan kosovar.

Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit.Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me…

Posted by Albulena Haxhiu on Friday, November 26, 2021

Related posts

Hapet aplikimi për subvencionim të kredive konsumuese në eKosova

D V

Varroset 18 vjeçarja Anjeza Bellanica që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Arrestohet një ish zyrtar i Komunës së Prishtinës – dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More