Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu thotë se është shumë e shqetësuar për sistemin gjyqësorë në Kosovë.
Haxhiu në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se për rastin e vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaji do të kërkojë përgjegjësi nga Këshilli Gjyqësorë i Kosovës.
“Pos këtij rasti që përfundoi me vrasje shohim një tjetër skandal në sistemin gjyqësorë pasi shohim se i dyshuari kryesor kishte aktakuzë të ngritur që nga viti 2013. Pra shtrohet pyetja se si ka mundësi që një person i tillë të jetë i lirë apo pse deri më tani nuk ka pasur një shqyrtim gjyqësor. Për këtë rast duhet të na flasë Këshilli Gjyqësor dhe shpresoj se nuk do të konsiderojnë këtë deklaratë timen si ndërhyrje në drejtësi”, tha Haxhiu, përcjell Telegrafi.