Agjencia Zhurnal.mk.

Haxhiu bën përgjegjëse edhe institucionet për vrasjen e gruas në Llaushë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj, duke pyetur se sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, tha se për vrasjen në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet, ku tha se përveç dënimit për vrasësin, masa duhet të ndërmerren ndaj të gjithë atyre që sipas saj nuk mbrojtën jetën e të ndjerës.

“Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?

Për vrasjen e rëndë në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet prandaj përveç dënimit maksimal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës.

Nuk kanë vend në institucione këta njerëz!”, ka shkruar Haxhiu.

Të mëkurën një vrasje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një burrë e ka vrarë bashkëshorten e tij, ndërsa e ndjera më 1 janar, sipas raportimeve në media, kishte denoncuar burrin e saj në polici për dhunën e fizike të ushtruar mbi të. 

Related posts

Vdes ish-senatori Joe Liberman, mbështetës i madh i Kosovës

Xh M

Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Kryeministër, seriozisht qenke dorëzuar

D V

BE-ja në presion kohor për ta miratuar formalisht planin për rritje në Ballkan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy