Agjencia Zhurnal.mk.

Haxhimusa: Objektivi ynë është vetëm fitorja, ia kemi borxh “Intelektualëve”

Para mediave u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe sulmuesi, Betim Haxhimusa, shkruan Gazeta Olle.

Për Haxhimusën, ndeshja e xhiros së 15-të është ndeshja e krenarisë, për të cilën synohet vetëm fitorja.

“Është gjithmonë nder dhe kënaqësi ta përjetosh këtë derbi si lojtar dhe më gëzon fakti që bashkëlojtarët janë në formë të mirë. Objektivi ynë është vetëm fitorja nesër, ta bëjmë maksimumin në të gjitha detyrat që na jep trajneri. Motivi në derbi është gjithmonë më i madh, janë tifozët dhe luftohet për krenarinë e qytetit, prandaj një fitore ia kemi borxh edhe tifozëve tanë”Intelektualët”, të cilët shpresoj t’i gëzojmë nesër”, ka thënë Haxhimusa.

Derbi lokal Gjilani-Drita zhvillohet nesër, e mërkure, ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

/Gazeta Olle/

 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy