Agjencia Zhurnal.mk.

Hasani ngritë padi kundër Taravarit për fyerje

Shkup, 20 dhjetor – Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe kryetar i degës së BDI-së Gostivar, Bashkim Hasani sot ngriti padi për fyerje kundër kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Hasani, përmes avokatit të autorizuar padinë e dorëzoi te Gjykata Themelore Gostivar me të cilën kërkon dëmshpërblim prej 250 mijë denarë për fyerë në një postim në rrjetin social Fejsbuk.

Sipas Hasanit, me komentin “Mafia politike në Gostivar para disa ditësh ishte zënë me 100 kilogramë marihuanë, a kanë këto njerëz kredibilitet të flasin për shkolla”, dhe publikoi një fotografi në të cilën ai ishte me njërin të dyshuar për kontrabandim të 100 kilogramëve marihuanë, Taravari ia prishi reputacionin.

Kryetari i komunës Taravari për padinë dhe akuzat për MIA tha se nuk ndjen asnjë faj për atë që është thënë dhe do të presë që rasti të zbardhet.

Related posts

Kryesia e LSDM sonte vendos për propozimet e VMRO

Xh M

Sllupçani nuk lëshon pe, në Haraçinë sot përfundon aktiviteti i EVN që vjedhjet e rrymës të ulen në 10 për qind

Xh M

A mund të kthehet referendumi në tavolinë si rrugëdalje për ndryshimet kushtetuese?

I Z