Agjencia Zhurnal.mk.

Hasani në uebinar “Kovid-19 – Roli i forcave të armatosura në mbështetje të shoqërisë civile”

Shkup, 15 dhjetor – Zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani sot mori pjesë në uebinarin “Kovid-19 – Roli i forcave të armatosura në mbështetje të shoqërisë civile” organizuar nga Komanda e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG) në të cilën morën pjesë përfaqësues të gjashtë vendeve anëtare të SEEBRIG dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Në fjalimin e tij, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, zëvendësministri Hasani theksoi se Qeveria që nga fillimi i krizës shëndetësore në vitin 2020 ka ndërmarrë masa të forta për të kufizuar dhe parandaluar përhapjen e virusit në mënyrë që të minimizohen rreziqet dhe të sigurohet mbrojtje adekuate e qytetarëve tanë. Ai vuri në dukje se në situata të caktuara, Ushtria ka angazhuar 30 për qind të aftësive të saj të shpërndarëse në mbështetje të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera civile.

” Gjatë pandemisë aktuale Kovid-19, jemi dëshmitarë se mbështetja nga mjetet dhe organizatat civile është shumë e rëndësishme, si dhe shpeshherë nevojitet mbështetje nga Ushtria e autoriteteve civile. Në këtë kontekst, përmirësimi i qëndrueshmërisë duhet të shihet si një segment i rëndësishëm në përpjekjet tona për të përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin tonë”, tha Hasani.

Ai tha se për përmirësimin e efektivitetit dhe forcimin e rezistencës në përballjen me pandeminë bashkëpunimi i të gjitha institucioneve qeveritare është shumë i rëndësishëm, por e njëjta mund të përforcohet shtesë edhe përmes avancimit të bashkëpunimit mes shteteve të rajonit dhe më gjerë.

Qëllimi i uebinarit, shtojnë nga Ministria, ishte shkëmbimi i informacioneve me qëllim ndërgjegjësimin dhe shkëmbimin e përvojave, qasjeve dhe praktikave mes shteteve anëtare të Brigadës së Evropës Juglindore, në lidhje me rolin e Forcave të Armatosura në përballjen me efektet e kovid -19, si dhe përmirësimi i kapaciteteve për t’iu përgjigjur situatave të tilla dhe të ngjashme në të ardhmen dhe përdorimi sa më racional i burimeve.

Related posts

Moti gjatë fundjavës në Maqedoni

D V

Taravari: Zaev bëri mirë që dha dorëheqje, por mund të ndryshojë mendje

D V

Riker: Më me rëndësi është të shfrytëzohet historia që të formohet e ardhmja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More