Agjencia Zhurnal.mk.

Harry Kane: Do ta shijojmë fitoren, por fokusi ynë është tek dita e diele

Harry Kane ka folur pas ndeshjes me Danimarkës.

 

Anglia arriti për herë të parë në histori të Kombëtares që të arrijë në finale të Kampionatit Evropian ku tani do të përballet me Italinë të dielën.

“Tre Luanët” arritën ta mposhtin Danimarkën pas vazhdimeve me një penallti që ndezi polemika e cila u fitua nga Raheem Sterling.

Sidoqoftë, kapiteni Harry Kane e humbi penalltinë, por shënoi gol nga topi i kthyer. Ai pas takimit ishte tejet i lumtur me arritjen e skuadrës.

“Ne kemi edhe një ndeshje për ta zhvilluar, ishte një kampionat fantastik deri tani dhe Danimarka ishte vërtetë e mirë dhe vështirë të luhet ndaj tyre”, tha ai.

“Jam i lumtur që arritëm për herë të parë në finale të Kampionatit Evropian, do ta shijojmë këtë fitore por fokusi tani është tek dita e diele”, shtoi ai.

“Të jem i sinqert nuk godita penalltinë në mënyrën e duhur, por fatmirësisht arrita të shënoj”, tha Kane.

“Ne kemi mësuar nga 2018-ta, e rëndësishme është ajo çfarë bëjmë në fushë, ne ishim në disavantazh por qëndruam të qetë dhe këto ndeshje fitohen nga karakteri dhe paraqitja e skuadrës”, përfundoi Harry Kane.

Related posts

Klubet e Ligës Premier refuzojnë t’i lirojnë lojtarët për ndeshjet ndërkombëtare – lajm i keq për Kosovën

D V

“Tani do të shikoj më shumë ndeshjet e Aston Villas!”, – Klopp reagon pas rikthimit të Gerrardit në Ligën Premier

D V

Armando Broja nuk do të luaj as ndaj Manchester Unitedit, trajneri zbulon arsyen pse nuk e ftoi shqiptarin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More