Agjencia Zhurnal.mk.

​Haradinaj tregon arsyen e largimit nga takimi me Kurtin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar edhe arsyen e largimit të tij nga takimi me kryeministrin Albin Kurti pak minuta pas fillimit të këtij të fundit.

 

Haradinaj ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “Kurti mbante ligjërata e nuk sqaronte përse ka prishur raportet me Amerikën”.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, ka deklaruar ai.

Related posts

Nga cili vend importon naftë Kosova

Z.H

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Pejën: Gazmend Muhaxheri i LDK-së fiton pa balotazh

D V

MPB: Për një javë u lëshuan mbi 10 mijë targa të përkohshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More