Agjencia Zhurnal.mk.

Haradinaj: Shumë herë kam provuar ta këshilloj Kurtin, ka dështuar ta kuptojë rëndësinë e rolit amerikan

Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Kosova ka mundësinë që të përfundojë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë, që do t’i hapte vendit rrugën për anëtarësim në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

 

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se disa herë ka provuar ta këshillojë kryeministrin, Albin Kurti, për rëndësinë e rolit amerikan, por sipas tij Kurti se kupton.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga shtete të respektuara, ka institucionet dhe ushtrinë e vet. Në këtë fazë ne kemi mundësinë që të përfundojmë marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, që do t’i hapte vendit tonë rrugën për antarësim në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Edhe pse shumë herë kam provuar ta këshilloj kryeministrin, lidershipi i vendit tonë ka dështuar ta kuptojë rëndësinë e rolit amerikan në këtë proces” ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj në bashkëbisedim me qytetarë në Drenas, ka shprehur shqetësimin e tij për, siç ka thënë ai, paaftësinë dhe dështimet e Qeverisë së Kosovës në sferën ekonomike dhe energjetike.

“Gjithashtu kam shprehur besimin tim të plotë për aleatët tonë strategjik dhe kam shprehur shqetësimin tim për paaftësinë dhe dështimet e qeverisë së Kosovës në sferën ekonomike dhe energjetike. Kosova duhet të bëjë hapa shumë të kujdesshëm në koordinim me aleatët, pasi që vendimet që merren tani, do të ndikojnë jo vetëm për gjeneratën tonë, por edhe për brezat që vijnë” ka thënë Haradinaj.

Related posts

Themelorja anulon vendimin e ZRRE-së për pagimin e rrymës të katër komunave veriore, kthehen mbi 40 milionë euro

D V

Presidentja Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Berlin

D V

Robelli: Modestia dhe realizmi do t’i bënin mirë Kurtit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More