Agjencia Zhurnal.mk.

Haradinaj shton akuzat ndaj Kurtit: Kosova e vetmja në botë që ka resurse energjetike por nuk ka rrymë

Lideri i AAK, Ramush Haradinaj ka drejtuar një varg kritikash në drejtim të kryeministrit Albin Kurti për krizën energjetike në vend.

 

Haradinaj përmes një postimi në Facebook thotë se Kurti dhe LVV janë në Kuvend prej 11 vitesh dhe sipas tij ata nuk kanë lënë veprim pa ndërmarrë për të penguar projektet energjetike në Kosovë.

“Si me pas ardh prej Marsit këtë vit dhe me gjetë këtë gjendje të rëndë energjetike. Qe 11 vjet Lëvizja Vetëvendosje është parti parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe qe 17 vjet në mënyrë aktive funksionon si organizatë politike”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Gjatë gjithë ekzistencës politike të Kurtit dhe të organizatës së tij kurrë nuk kanë ndaluar të fyejnë, shajnë e demonizojnë çdo projekt energjetik që ka ekzistu në Kosovë”.

Haradinaj ka renditur një sërë projektesh energjetike që sipas tij nuk janë përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Këta e demonizuan Kosovën C, që në vitin 2008 do të duhej të fillonte të ndërtohej, e që Kosovës do t’i siguronte 2200 megavat energji. Këta e demonizuan dhe e bënë të qartë se nuk e përkrahin as Kosovën e Re që vitin e ardhshëm do t’i jepte Kosovës 500 megavat energji”.

I pari i AAK-së thotë se nuk ishte vetëm Kurti kundër shitjes së distribucionit të KEK-ut.

“Në cilësinë e mashtruesit shitet si i vetmi person që ka qenë kundër shitjes së distribucionit, e harron se shumica e partive politike kanë qenë poashtu kundër”.

“Distribucioni i Kosovës u shit nga partia më e madhe e kohës e asistuar nga njerëz që sot gjejnë strehë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe na shesin moral për interesat nacionale”.

Haradinaj shton tutje se Kosova është vendi i vetëm në botë që ka resurse energjetike por ka dhe krizë energjetike.

Ish-kryeministri thotë se qasja e Kurtit si protagonist “global i mjerë, në tendencë në luftën kundër korporatave dhe globalizimit, e ka vulën e vet në krizën energjetike të Kosovës”.

“Qasja e Albin Kurtit si protagonist global i mjerë, në tendencë në luftën kundër korporatave dhe globalizimit, e ka vulën e vet në krizën energjetike të Kosovës. Kanë qenë korporatat ato që do ta shndërronin Kosovën në fuqi energjetike por fatkeqësisht këto nuk janë në përputhje me ideologjinë e Kurtit”, vazhdoi tutje Haradinaj.

Related posts

Ministria e Jashtme s’ua vazhdon kontratën pesë studentëve nga Lugina që kishin nisur punën aty

D V

ATK paralajmëron ata që fitojnë nga kriptovalutat: Duhet të deklarojnë të ardhurat dhe të paguajnë tatimet

D V

Abdixhiku e zyrtarizon Anton Qunin kandidat për kryetar të Prizrenit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More