Agjencia Zhurnal.mk.

Haradinaj: Qeveria të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në vazhdën e bashkëbisedimeve me qytetarët e Kosovës, sot ka vizituar Gjilanin.

 

I pari i AAK-së tregoi se gjatë bashkëbisedimit u diskutua për dialogun, situatën ekonomike në vend, krizën në arsim si dhe problemet lokale të gjilanasve.

Deklarata e plotë:

“Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, janë shumë të rëndësishme për vendin tonë

Me qytetarët e Gjilanit bashkëbiseduam edhe për qeverisjen e sëmurë në vend, mosangazhimin e saj për zbutjen e varfërisë dhe krizave ekonomike dhe energjetike.

Gjilanasit më treguan edhe për problemet e tyre lokale, shqetësimin e thellë për ndërprerjen e projekteve kapitale të nisura që para vitit 2019.

Duke folur për krizën në arsim, vlerësova se Ligji i Pagave, ishte i dyti sipas rëndësisë, pas ligjeve të Ushtrisë, gjatë kohës kur isha kryetar qeverie.

Qeveria sa më parë, të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave dhe sa më parë të sjellë për miratim Ligjin e Pagave”.

Related posts

Osmani falënderon Organizatën Islamike për rezolutën në mbështetje të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

D V

464 raste aktive me Covid në Kosovë

Z.H

Qytetarët e Kosovës 4.2 miliardë euro kredi dhe 5 miliardë euro depozita

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More