Agjencia Zhurnal.mk.

Haradinaj: Qeveria ka vendos një taksë të re në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria ka vendosur taksë në vlerë prej 5 euro për qytetarët, secilën herë që ata regjistrojnë automjetet.

 

Haradinaj ka lutur qytetarët që të protestojnë kundër këtij vendimi, duke shtuar se me këtë vendimi përfitojnë bizneset private dhe individët e lidhur me të, transmeton Telegrafi.

“Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.Qytetarë të nderuar, PROTESTONI”, ka thënë Haradinaj në postimin e bërë në Facebook.

Tutje ai ka shkruar “u protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet. Protestoni për të drejtat tuaja”. 

Të dashur qytetarë,Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i…

Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, July 14, 2021

Related posts

Besnik Bislimi pohon se marrëveshja Kosovë-Serbi do të arrihet brenda mandatit të Kurtit

N E

Aktakuzë ndaj Mytaher Haskukës, Rexhep Selimit e tre ish-deputetëve se më 2016 hodhën gaz lotsjellës në Parlament

D V

Misioni Gift of Life, trajtohen 25 fëmijë me probleme në zemër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More