Agjencia Zhurnal.mk.

Haradinaj kujton kohën kur kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit: Tani besoj që do të vërtetohet pafajësia e bashkëluftëtarëve të mi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 17 nëntorit e vitit 2004 kur ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, për t’u paraqitur për intervistim para prokurorëve të Hagës në Prishtinë.

Haradinaj atë kohë dyshohej për krime lufte dhe thyerjen e ligjeve dhe rregullave të luftës.

“Pas marrjes së aktakuzës së parë, filloi një proces i gjatë gjyqësor. Që nga ajo ditë e deri më 29 nëntor 2012, zgjati ndjekja ligjore ndaj meje. Edhe pse në aktgjykimin e parë u lirova si i pafajshëm, pas disa vjetësh jam rikthyer për herë të dytë në rigjykim”, ka shkruar i pari i AAK-së në Facebook.

Ai tutje është shprehur se i gjithë ky proces gjyqësor ka zgjatur më shumë se 8 vjet, ku përfundimisht para 11 vjetësh ka marrë aktvendimin e pafajësisë, “i cili vulosi pafajësinë time dhe të bashkëluftëtarëve të mi, për luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së”.

“Në këtë proces për vendosjen e drejtësisë, asnjëherë nuk mbeta i vetëm. Kisha afër familjen, bashkëluftëtarët, gjithë qytetarët e diasporën, por edhe institucionet tona, edhe pse në pjesën e parë nuk ishim shtet i pavarur”.

“Edhe atë kohë kishim ndjenjën që drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, por megjithatë kur erdhi ishte lehtësim i madh, çlirim nga padrejtësitë që ndodhën gjatë procesit”, ka shtuar Haradinaj.

Ai ka thënë se tani beson që do të vërtetohet pafajësia dhe pastërtia e bashkëluftëtarëve të tij, të cilët janë duke u përball me sfidën e radhës në Hagë.

“Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen!”, ka përfunduar Haradinaj.

Të dashur qytetarë, Më 17 nëntor 2004 pata marrë ftesë për t'u paraqitur për intervistim para prokurorëve të Hagës në…

Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, November 29, 2023

Related posts

Çitaku: Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë dhe e pati forcën e mendjes që të punojë deri në vetëmohim për të

D V

Opozita lëshon seancën për shkak të qasjes së mazhorancës karshi raportit të DASh-it

D V

Fillon takimi trepalësh në Bruksel për dinarin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky