Agjencia Zhurnal.mk.

Hapet qendra e re diagnostikuese me rezonancë magnetike në SPQ “8 Shtatori”

Shkup, 10 nëntor – Në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” sot është hapur qendra e re diagnostikuese e pajisur me aparaturë për rezonancë magnetike. Pajisjet janë blerë në kuadër të Programit për racionalizimin e menaxhimit dhe modernizimin e teknologjisë biomjekësore në sektorin e shëndetësisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Italisë.

 

Në këtë aktivitet morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, si dhe ambasadori italian Andrea Silvestri.

Kryeministri Kovaçevski shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin me Italinë, duke theksuar se investimet në shëndetësi nuk ndalen as në krizë. Kovaçevski thekson se me këto aparatura do të rritet numri i pacientëve që do të marrin shërbime në baza ditore. Një nga prioritetet e Qeverisë është shëndetësia”, tha Kovaçevski, duke theksuar se aparaturat menjëherë vihen në përdorim, janë rritur pagat e mjekëve dhe bëhen investime të barabarta në të gjitha rajonet.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se pajisjet janë blerë në kuadër të një furnizimi më të madh të disa aparateve në vlerë të përgjithshme prej 1.1 milionë eurove, ndërsa për dy aparatet e rezonancës magnetike vlera arrin në 754.168 euro dhe është realizuar në kuadër të Programit për racionalizim të menaxhimit dhe modernizimit të teknologjisë biomjekësore në sektorin e shëndetësisë, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane.

“Tashmë është duke u zhvilluar trajnimi i stafit nga trajnues nga Italia dhe fillimisht pritet që frekuenca të jetë 15 pacientë në ditë”, tha Sali.

Related posts

Ministrja Petrovska në Londër në takim me ministrin britanik të Mbrojtjes, Ben Valas

Z.H

ASH-ja reagon për blloqet e tarifave të energjisë elektrike: Janë manipulime nga KRRE-ja

Redaksia

“Eurothink”: 63% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More