Agjencia Zhurnal.mk.

Hapet Pavijoni i Kosovës në edicionin e 74-t të Festivalit të Cannes

Është hapur në edicionin e 74-t të Festivalit të Cannes Pavijoni i Kosovës. Ky është viti i dhjetë me radhë që Qendra Kinematografike e Kosovës është prezente në Cannes.

 

E veçanta e këtij edicioni është se Kosova për herë të parë ka dy filma që do ta kenë premierën në festivalin e Cannes: filmi i gjatë artistik nga Luana Bajrami “Luneshat e Kodrës” bashkëprodhim me Francën, i cili shfaqet në programin Director’s Fortnight; dhe film i shkurtë “Pa vend” nga Samir Karahoda i cili garon për Palmën e Artë.

Edicioni i ri paraqet rikthim në normalitetin e festimit dhe promovimit të filmit pas pandemisë, ku vitin kaluar Kosova mori pjesë në tregun virtual të Cannes.

Shtandi i Kosovës gjendet në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 128.

Related posts

Pendarovski, Cërvenkovski dhe Ivanovi në tubim shkencor në ASHAM

D V

Katalog i posaçëm i librave të ITSHKSH ndodhet në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

Z H

ITSHKSH me mundësi të reja për përfshirje në programet ndërkombëtare mbi Holokaustin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More