Agjencia Zhurnal.mk.

Hapet Materniteti i ri i Beratit, Rama-Manastirliu: Premtim i mbajtur, materniteti i katërt në krye të 4 viteve

Materniteti i ri i Beratit, një investim madhor dhe një premtim i mbajtur nga qeveria shqiptare, ka hapur dyert për të pritur nënat dhe fëmijët e qarkut të Beratit dhe zoonave përreth. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë parë nga afër investimin e ri, i cili garanton shërbim me standarde dhe kushte bashkëkohore afër vendbanimit për nënat dhe fëmijët e qarkut të Beratit. Duke e quajtur një rekord të absurdit të politikës ‘nongrata’, e cila e la këtë qark pa maternitet me vendimin qorr për tjetërsimin e maternitetit të vjetër në objekt privat, Kryeministri Rama tha: “Ishte një fiksim i vjetër, kërkoi kohën e vet”.

Duke e konsideruar një investim të rëndësishëm, megjithë veshtirësitë e pandemisë, Ministrja Manastirliu u shpreh: “Sot është një ditë e bukur për Beratin, një premtim i mbajtur për maternitetin e ri, tashmë është bërë edhe funksional. Investimet në fakt, edhe ky investim, ndër gjithë të tjerat, është bërë në një kohë të vështirë të pandemisë. Investimet nuk kanë ndalur. Është materniteti i katërt në krye të katër viteve që është ndërtuar në kuadër të programit të nënës dhe fëmijës”. Gjatë inspektimit të Maternitetit të ri të Beratit, Kryeministri Edi Rama foli edhe për rritjen e pagave të stafit mjekësor dhe infermieror. “Tani kemi edhe hapin tjetër që është rritja e mëtejshme e pagave në Qershor, siç jemi zotuar, me gjithë vështirsitë që na janë krijuar nga kjo situatë, por do e realizojmë edhe rritjen e pagave për mjekët, infermierët, mësuesit e ushtrarakët”, tha Kryeministri Rama.

Ministrja Manastirliu e vuri theksin tek burimet njerëzore, kur tha se mjekët e rinj specialistë që përfundojnë këtë, do të plotësojnë nevojat në spitalet rajonale. “Këtë vit përfundojnë specializimet 184 mjekë specialistë. 116 mjekë specialistë kanë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe do të shpërndahen në gjithë spitalet rajonale. Ndërsa ata që përfundojnë ciklin e detyrimit të kontratës, një pjesë e tyre kanë vendosur që të qëndrojnë në spitalet rajonale ndërkohë të tjerë, ne jemi duke u angazhuar që të gjithë të punësohen në sistemin publik, për të mos pasur asnjë mjek jashtë sistemit, për të maksimizuar kapacitetet tona”, tha Manastirliu. Materniteti i Beratit është pjesë e një zinxhiri investimesh në rrjetin e pediatrive dhe materniteteve në të gjithë vendin, që kanë njohur një hop të ri gjatë viteve të fundit, me një program të dedikuar për të ndërhyrë për përmirësimin e kujdesit për nënë dhe fëmijën në të gjitha nivelet e ofrimit të shërbimit shëndetësor në vend.

Me këtë investim, 257 milionë lekë u vunë në dispozicion për rikonstruksionin dhe pajisjet e teknologjisë së lartë të Maternitetit të Beratit. Materniteti i ri me 52 shtretër dhe 3 salla operacioni do të ofrojë shërbim të dedikuar në standardet më të mira dhe kushte pune dinjitoze për stafin mjekësor të maternitetit të Beratit. Kantieri i shëndetësisë vazhdon të jetë i hapur për investime madhore në shërbim të nënës dhe fëmijës: Pas Maternitetit të ri të Lezhës dhe Beratit, Materniteti i Kukësit është drejt përfundimit, duke qenë rishtazi pjesë e të gjithë kompleksit spitalor; Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” është një tjetër projekt transformues po ashtu edhe materniteti tjetër i Tiranës ‘‘Koço Gliozheni’’, po i nënshtrohet rikonstruksionit për sallat e reja, urgjencën dhe qendrën e gruas, për të ngritur në një standard të ri ofrimin e shërbimit të obstetri gjinekologjisë për gratë dhe të porsalindurit.

Related posts

Bëhet kryelajm në mediat serbe deklarata e Ramës, se do të votonte haptas për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën

D V

Korça mbulohet nga dëbora/ Kriposet aksi në afërsi të Qafë-Plloçës

Xh M

Sot mblidhet Kuvendi i thirrur nga Berisha, pritet votimi i një mocioni mosbesimi për shkarkimin e Bashës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More