Agjencia Zhurnal.mk.

Hapet konkurs për regjistrim në konvikte

Shkup, 5 korrikKonkursi për tu pranuar në konvikte për vitin 2021/2022 është i hapur deri më 15 korrik, ndërsa të drejtë për vendosje kanë nxënësit të cilët janë regjistruar si të rregullt në shkollat e mesme, informon Zhurnal.

 

Nxënësit që do të aplikojnë duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të regjistrohet në shkollë e cila nuk është e vendosur në komunën ku banon gjegjësisht duhet të jetë së paku 25 kilometra larg vendbanimit të tij.

Këtë vit nxënësit mund të aplikojnë në mënyrë elektronike, me mbushjen e fletparaqitjes elektronike.

Nëse nuk munden në mënyrë elektronike, mund ta bëjnë edhe përmes një liste evidente dhe ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në konvikt më së voni deri më 15 korrik.//Zhurnal.mk

Related posts

Takim i Shilegovit me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Veliaj

D V

PDSH-ja në Tetovë: Do të zgjidhim problemin me qentë endacakë

D V

Gashi tregon pse do ta nënshkruajë rrëzimin e qeverisë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More