Agjencia Zhurnal.mk.

Hapet ekspozita e parë arkivore e MPJ-së “30 vjet pavarësi – retrospektivë e politikës së jashtme”

Shkup, 7 shtator – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e Jubileut të 30 vjetorit të Ditës së Pavarësisë, më 7 shtator të vitit 2021 organizoi ekspozitën e parë arkivore, të titulluar “30 vjet pavarësi – retrospektivë e politikës së jashtme”. Qëllimi i ekspozitës është që të japë fotografi gjithëpërfshirëse dhe të thellë për politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që nga pavarësia e saj e deri më sot, e cila përmes dokumenteve, shkresave dhe fotografive i tregon fillimet, zhvillimin dhe arritjet e vendit tonë në skenën ndërkombëtare.

 

Në prani të Presidentit Stevo Pendarovski, kryeministrit Zoran Zaev, përfaqësuesve të korit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, ish Ministrave të Politikës së Jashtme, si dhe bartësve të tjerë të funksioneve publike, fjalim përshëndetës ka pasur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Me këtë ekspozitë, Ministria e Punëve të Jashtme fillon koncept të ri për ekspozitë përkatëse të dokumenteve diplomatike arkivore, shkresave dhe trashëgimive të cilat janë rëndësishme për publikun vendor dhe të huaj. Zotimi ynë është që përmes ekspozitave të mëtejme tematike të arkivit diplomatik ta kompletojmë projektin për krijimin e Muzeut të dokumenteve themelore arkivore të rëndësishme për shtetin, duke treguar respekt për përkushtimin vetëmohues dhe të vendosur dhe përkrahje të qytetarëve në realizimin e prioriteteve dhe qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Osmani.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, disa Ministra të Politikës së Jashtme nga Rajoni dhe më gjerë, dërguan video fjalime përshëndetëse, të cilat u prezantuan në ngjarje.

Para fillimit të ngjarjes, ministri Osmani i ftoi përfaqësuesit e medieve në para- premierën e ekspozitës së theksuar, në të cilën përmes pasqyrimit të shkurtër kronologjik i informoi gazetarët për arritjet më të rëndësishme të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut që nga Pavarësia e saj e deri më sot. 

Related posts

Tupançevski: Çdo fëmijë meriton të jetë i mbrojtur në mënyrë adekuate në sistem

Z.H

Lajçak: Maqedonia e Veriut bëri gjithçka për të nisur bisedimet me BE-në

D V

Spasovski e Bushi mirëpresin në takim drejtoren Ekzekutive të Europol, Katrin De Boll

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More