Agjencia Zhurnal.mk.

Han: Mos fillimi i negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë dështim për BE-në

Shkup, 2 korrik – Mosfillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është dështim i qartë i BE-së, tha ish-komisionari i BE-së Johanes Han në një panel diskutimi “Rivendosja e sinergjisë ndërmjet BE-së dhe SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor”, i cili po mbahet sot në Ohër në kuadër të “Forumit të Prespës për Dialog”.

Han, emri i të cilit është i lidhur me politikat kryesore të zgjerimit të BE-së dhe tani është përgjegjës për Buxhetin e BE-së, u shpreh i hidhëruar për hapin e ndërmarrë, duke theksuar se Komisioni Evropian ka lëshuar raporte të shumta mbi rezultatet e dorëzuara në të dy vendet.

“Shumë është thënë në lidhje me paaftësinë e BE-së për të filluar negociatat e pranimit drejtë BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dhe është e qartë se nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me këtë. Ky është dështim i qartë nga ana jonë dhe ne pendohemi që jemi atje dhe pse është kështu. Është e qartë dhe e konfirmuar që KE-ja ka sjellë shumë raporte se këto vende kanë dhënë rezultate dhe ne gjithmonë kemi thënë që sapo të dorëzojnë, ne duhet të japim rezultate, dhe nuk e kemi bërë deri më tani. Kjo është arsyeja pse unë shpresoj që presidenca sllovene, megjithëse gjashtë muaj është një kohë e shkurtër, por në politikë ndonjëherë mund të jetë e mjaftueshme për të arritur diçka”, tha Han.

Ai beson se politikanët janë ata që duhet të marrin vendime, jo ekspertët dhe shkencëtarët.

Duke iu referuar asaj që BE-ja dhe SHBA-ja mund të bëjnë, ai tregoi se ata duhet të investojnë në zhvillimin ekonomik, por pjesë e paanashkaluar duhet të jetë edhe sundimi i ligjit.

Pas fillimit të negociatave me BE-në, nënvizoi se sundimi i ligjit është element kryesor, që konsideron se është e lidhur me zhvillimin ekonomik.

Si përgjegjës për Buxhetin e BE-së, Han theksoi se 9 miliardë euro grante janë caktuar për rajonin dhe 20 miliardë të tjera për kredi.

Sekretari i Përgjithshëm i komunitetit të demokracive, Tomas Garet, duke rikujtuar se Maqedonia e Veriut është anëtari i fundit i Bordit Drejtues të komunitetit, i cili është koalicion ndërqeveritar që mbështet zbatimin e vlerave demokratike dhe aktivitetet e përbashkëta të këtyre vlerave, duke theksuar se vendi është shembull i përparimit përmes bashkëpunimit.

Related posts

Gjendja e rrugëve

D V

Konferencë e parë rajonale për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar

D V

Në Kuvend mbledhja e re e fundit e kësaj përbërje parlamentare, në rend dite Deklarata për përvjetorin e NATO-s

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy