Agjencia Zhurnal.mk.

Hamburgu luan rol gjithnjë e më të madh në tregtinë Kinë-Evropë

Lidhjet hekurudhore janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë”, të paraqitur nga Kina. Një nga nyjat kryesore në Evropë për trenat e mallrave nga Kina është qyteti i Gjermanisë Veriore, Hamburg.

 

Tregtia detare midis Kinës dhe Hamburgut filloi afro 300 vjet më parë, kur një anije mallrash kineze u ankorua për herë të parë në portin e Gjermanisë Veriore në vitin 1731. Vitet e fundit, të dyja palët filluan shkëmbimet e mallrave nëpërmjet hekurudhave të Rrugës së Re të Mëndafshit.

Treni i parë i mallrave nga Pekini arriti në Hamburg në vitin 2008. Sot, mbi 100 mijë konteinerë standardë transportohen përmes lidhjes hekurudhore midis Hamburgut dhe 20 qyteteve kineze çdo vit.

“Kjo është një shtojcë e mrekullueshme për transportin detar (me konteinerë) dhe transportin detar nëpërmjet anijeve,” tha Axel Mattern, kryeekzekutivi i Zyrës së Marketingut të Portit të Hamburgut. Krahas pozicionit të Hamburgut në Evropën Qendrore, ai tha se historia e këtij qyteti si një port detar e bën një destinacion ideal për trenat e mallrave.

“Hamburgu ka një sistem hekurudhor si qendër dhe lidhet me të gjitha destinacionet evropiane. Pra, mallrat që nuk e kanë origjinën në Hamburg, mund të shpërndahen lehtësisht përmes Hamburgut në destinacionet në Evropë,” shtoi Axel Mattern.

Një nga epërsitë e lidhjes hekurudhore në krahasim me transportin detar është shpejtësia. Për transportin detar të një konteineri, duhen të paktën tetë javë nga Kina në Hamburg, por me tren është më shpejt, tha Willem van der Schalk, kryeekzekutivi i një kompanie logjistike me seli në Hamburg.
“Transporti hekurudhor është me interes në veçanti për industrinë që nuk gjendet në bregdetin e Kinës afër porteve, por në destinacionet e brendshme. Këta konteinerë mund të transportohen drejtpërdrejt në destinacionet hekurudhore për 14 ditë, gjë që është e rëndësishme në kohën e përgjithshme të transportit. Mund të kursesh dy deri tre javë, në kushte optimale,” tha Willem van der Schalk.

Ai vëren edhe potencialin e zhvillimit të tregjeve të reja, të sjella nga linjat hekurudhore. “Mund të shikosh se qytetet përgjatë Rrugës së Re të Mëndafshit janë rritur shpejt, sepse ato janë të lidhura me shërbimet e besueshme jashtë Kinës.”

Deri në kohët e fundit, kursimi i kohës do të thoshte shpenzime më të larta. Por Axel Matterni tha se kostot e transportit detar kanë pasur rritje të dukshme vitin e kaluar si pasojë e pandemisë së COVID-19.
“Kostot e transportit detar po u afrohen gjithnjë e më shumë atyre të transportit hekurudhor tani. Ndërkohë, rritja e transportit nëpërmjet hekurudhës kontinentale euroaziatike midis Kinës dhe Evropës ka pasur një rritje shumë të shpejtë vjet,” shtoi ai.

Planet e zgjerimit të rrjetit hekurudhor të mallrave midis Kinës dhe Evropës janë ambicioze. Sipas këtyre planeve, vëllimi i transportit do të arrijë në 670 mijë konteinerë standardë deri në vitin 2027 dhe një pjesë e konsiderueshme prej tyre pritet t’i përkasë Hamburgut.

Related posts

Filozofi ekstremist rus Aleksandar Dugin çmon lartë qëndrimin e Serbisë lidhur me Rusinë

D V

Disa inspektorë ndërkombëtarë do të qëndrojnë në centralin në Zaporizhja

Xh M

Greqia kërkon ndihmën e BE-së për të parandaluar një eksod të afganëve

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More