Agjencia Zhurnal.mk.

Haliti: Qeveria të tërhiqet nga vendimi për targat, konflikti të shmanget

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti thotë se kryeministri Albin Kurti duhet të tërhiqet nga vendimi i tij për çështjen e targave të automjeteve.

 

Haliti deklaroi se duhet të fillojnë negociatat mes dy vendeve, për të shmangur një konflikt të mundshëm.

“Besoj se qeveria e Kosovës do duhej të tërhiqej nga vendimi i saj për targat dhe të shtyjë afatin që ka kërkluar zoti Escbar, ose Bashkimit Evropian dhe të fillojnë bisedimet duke filluar nga plani franko-gjerman.

“Duhet të fillojmë negociatat, kjo çështja e targave, nëse arrijmë një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët, nuk do ketë nevojë për të krijuar situata të tilla. Ata kanë kërcënuar publikisht, se gjoba e parë që do të jepet në veri, do të ketë pasoja”, theksoi ai për Euronews Albania.

Related posts

Krisma e fuqishme që ‘zgjoi’ të gjithë Prishtinën, flet meteorologu i IHK’së

Xh M

Çitaku: Në raport me Serbinë nuk duam që Kurti të dështojë

Xh M

Policia konfirmon se Qëndron Kastrati është sulmuar mbrëmë, thonë se janë duke e hetuar rastin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More