Agjencia Zhurnal.mk.

Haliti nga Kuvendi: E turpshme, nuk është dashur të krijohet kjo situatë nga asnjëra palë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti e quajti të turpshme rrahjen në Kuvendin e Kosovës.

Haliti i tha se situatë nuk është dashur të vijë deri në atë pikë nga asnjëra palë.

“Për nder e turpshme… Njerëzit nxehen nganjëherë, por nuk u dashtë me e kriju këtë situatë asnjëra palë”, tha Haliti për express.

Përleshja fizike nisi në seancën e sotme kur po fliste kryeministri Albin Kurti.

Pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e heqi një letër të vendosur nga opozita në foltore, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku shkoi dhe iu hodhi ujë Kurtit dhe Bislimit. Ky i fundit iu kthye Lushtakut duke e hedhur në drejtim të atij një shishe uji. Situata eskaloi me përfshirjen edhe të deputetëve të tjerë.

Related posts

Vendimi për dinarin, Osmani dhe Hovenier diskutojnë për propozimet që ofrojnë zgjidhje për planin e tranzicionit

D V

Motra e Ganimete Musliut thotë se deputetja e kaloi me sukses operacionin

D V

Vdekja e katërvjeçares – Ministri Vitia në pritje të raporteve për të marrë masa

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy