Agjencia Zhurnal.mk.

Halimi: Qeveria po qëndron si spektatore në krizën energjetike

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka deklaruar se qeveria e Kosovës po qëndron si “spektatire” në kohën kur qytetarët po përballen me krizë të madhe energjetike.

 

Halimi, me një status në Facebook, duke përmendur ndihmën një miliard eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimmor, ku bën pjesë edhe Kosova, tha se Kosova duhet të reflektojë në mënyrë që të përfitojë më shumë nga këto fonde, përcjell arbresh.info.

“Edhe pse të gjithë treguesit flasin se po shkojmë drejt një dimri të vështirë; nga Bashkimi Evropian sot erdhën lajme të mira. Unioni, në janar, do të ndajë një pako ndihme në energjetikë për rajonin, në vlerë prej gjysmë miliardi euro dhe po aq – edhe 500 milionë euro tjera, në tri vitet e ardhshme. Këto fonde dedikohen për diversifikimin e kapaciteteve prodhuese, prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe ndërlidhjet e gazit dhe energjisë elektrike, si dhe për masa të efiçiencës së energjisë.

Në një kohë kur vendet fqinje i subvencionojnë deri në 70% familjet që vendosin panele solare në shtëpitë e tyre, Qeveria e Kosovës ka qëndruar si spektatore për dy vite radhazi, duke i lënë qytetarët tanë të vetëm në përballimin e shumë krizave njëherësh, mes tyre edhe krizës energjetike. Tani është koha e reflektimit – rrjedhimisht angazhimit, për të përfituar ne si vend maksimalisht nga këto fonde, të cilat hyjnë në punë nga janari.

Në vend të paralajmërimeve defetiste të qeveritarëve për shtrenjtim të rrymës që e importojmë nga jashtë, duhen veprime konkrete për ngritjen e kapaciteteve të reja që ta prodhojmë atë brenda në Kosovë.” – tha ajo.

Related posts

KFOR-i bën thirrje për shmangie nga veprimet e njëanshme dhe përmbajtje nga dhuna

Z.H

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar mbi 2000 persona

N E

Miratohet projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More