Agjencia Zhurnal.mk.

Halimi nga LDK: Mediat e gazetarët përballen me mjedis armiqësor, sulme e kërcënime 

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi në Ditën e Lirisë së Shtypit ka thënë se mediat e gazetarët në Kosovë çdo ditë përballen me mjedis armiqësor, sulme e kërcënime. 

Halimi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këtë fakt edhe më shqetësuese e bënë kur këto sulme vijnë nga pushteti.

“Organizatat ndërkombëtare si dhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth lirisë së shtypit në Kosovë, duke potencuar se gazetarët po përballen me kërcënime e frikësim gjatë ushtrimit të punës së tyre. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, të gjithë së bashku duhet të angazhohemi fuqishëm në respektimin dhe vlerësimin e kësaj lirie, si një nga shtyllat kryesore për një demokraci të mirëfilltë. Ditët si kjo të na shërbejnë si çast reflektimi për krijimin e sigurisë së gazetarëve e ngritjen e vetëdijes së të gjithëve karshi rolit të rëndësishëm që kanë gazetarët në vendin tonë”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Related posts

Sulmi në Banjskë, edhe dy muaj paraburgim ndaj tre serbëve të dyshuar

D V

Gashi: Raporti i DASh-it duhet të diskutohet në Kuvend

D V

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky