Agjencia Zhurnal.mk.

Hakmarrja/ U ekzekutua sot në Peqin, vëllai i viktimës vrau një 44-vjeçar në qershor, dëshmia pas krimit

Hakmarrja duket se është motivi i vrasjes së 35-vjeçarit Albi Bashaliu mëngjesin e sotëm në Peqin. Më 8 qershor të këtij viti, në fshatin Gjoçaj të Peqinit, vëllai i viktimës Leonard Bashaliu vrau me armë zjarrin 44-vjeçarin Albert Xhahysa, pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin.

 

Sipas burimeve nga grupi hetimor motivi kryesor ku po hetohet vrasja e sotme e 35-vjeçarit është pikërisht hakmarrja për krimin e kryer nga vëllai i tij.

Por çfarë deklaronte Leonard Bashaliu pas vrasjes së të njohurit të tij Albert Xhahysa?

Ai rrëfeu se nuk donte që ta vriste bashkëfshatarin e tij, por se ai e kishte ofenduar vazhdimisht.

“Kurrë nuk do ta kisha vrarë, por më ka dhunuar dhe fyer vazhdimisht. Kohët e fundit edhe më pati kërcënuar. Ndjehesha i rrezikuar. Më kishte stresuar aq shumë sa nuk kisha më qetësi dhe nuk flija as gjumë. I kisha thënë; “mos më shqetëso”, por ai vazhdonte të ma nxinte jetën. Edhe herën e fundit kur jemi parë në mëngjes rastësisht në lokal ishte ai që më kërcënoi pa i thënë unë asnjë fjalë. U ndjeva i poshtëruar para të njohurve dhe fillova ta urrej deri në atë masë sa vendosa që t’i jap fund kësaj historie torturuese. Dola jashtë dhe një mijë mendime më vinin në kokë. Ika nga lokali dhe mora armën, u ktheva shpejt dhe e qëllova. Fillimisht u ndjeva i lehtësuar, por u pendova shpejt por nuk korrigjohej me ajo që bëra. Ishte e tmerrshme. U kërkoj ndjesë familjarëve të tij.”, -mësohet të jetë shprehur autori i vrasjes.

Related posts

Hedhja e lotarisë, ambasada amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

D V

Berisha mesazh për Vuçiqin: Do të ndëshkoheni për krimet në Kosovë dhe Shqipëri

D V

Gjykata e Posaçme dënon me 55 vite burg Shullazin dhe grupin e tij

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More