Agjencia Zhurnal.mk.

Hakerët rusë sulmuan qindra kompani dhe organizata, zbulon Microsoft

Sulmet ndodhën si pjesë e një sulmi më të gjerë gjatë verës, tha Microsoft, duke shtuar se kishte informuar 609 përdorues që u sulmuan midis 1 korrikut dhe 19 tetorit.

 

Një agjenci me bazë në Rusi përgjegjëse për sulmin masiv kibernetik të vitit të kaluar ndaj kompanisë teknologjike SolarWinds sulmoi qindra kompani dhe organizata të tjera gjatë valës së fundit të sulmeve ndaj sistemeve kompjuterike me bazë në SHBA, njoftoi Microsoft.

Gjigandi deklaron në postimin e tij në blog më 24 tetor se Nobelium synonte “shitësit dhe ofruesit” në valën e fundit të sulmeve, raporton cbsnews.

Sulmet u zhvilluan si pjesë e një fushate më të gjerë këtë verë, tha Microsoft, duke shtuar se informoi 609 përdorues midis 1 korrikut dhe 19 tetorit se ata ishin sulmuar. Vetëm një përqindje e vogël e sulmeve ishin të suksesshme, tha Microsoft për New York Times, i cili ishte i pari që shkroi për sulmet.

“Ky aktivitet i fundit është një tjetër tregues se Rusia po përpiqet të fitojë qasje afatgjatë dhe sistematik në pika të ndryshme në zinxhirin e furnizimit të teknologjisë dhe të krijojë një mekanizëm për të monitoruar – tani ose në të ardhmen – gjërat e rëndësishme për qeverinë ruse”, ka shkruar Microsoft. 

Related posts

Rusia gjobit kompaninë Google për shkelje të ligjeve të internetit

D V

Fshini këto aplikacione nga pajisjet tuaja Android

D V

Tani mund ta riparoni në shtëpi iPhone dhe iMac – Apple do të shesë pjesët dhe mjetet e duhura

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More