Agjencia Zhurnal.mk.

“Hajdut serial”/ Ky është Bledar Selmanaj që vrau me plumb në kokë Xhuljano Bullarin

Bledar Selmanaj është autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuljano Bullari, i cili u gjet i vdekur brenda një makine në fshatin Babicë të Vlorës me një plumb në kokë.

 

39-vjeçari është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, për faktin sepse ka qenë edhe më parë i dënuar. Ai njihet me nofkën “Hajduti Serial”, pasi grabiste shtëpi në Tiranë, Vlorë e Fier dhe sendet e vjedhura të përvetësuara, i shiste në dyqane.

Sipas burimeve, ata kishin patur njohje dhe vrasja kishte ndodhur për motive të dobëta. Dyshohet se konflikti ka nisur për një sasi lekësh, të cilat viktima ia ka patur borxh autorit dhe nuk po ia kthente.

Lekët dhe borxhi u tyre ka ardhur si rrjedhojë e lëndës narkotike që i riu dyshohet ta ketë shitur ose humbur. Gjatë kontrollit, policia gjeti edhe armën e krimit, të cilën Selmanaj e kishte groposur në oborrin e shtëpisë.

Related posts

Mbante automatik në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

D V

Aksidentohet makina e policisë në Shkup

D V

Kapen rreth nëntë kilogramë substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More