Agjencia Zhurnal.mk.

Hajdari: Protesta duhet kur kemi një regjim si ai i Edi Ramës, duhet të shpëtojmë të ardhmen

Për deputeten demokrate Rudina Hajdari, qytetarët kanë vështirësi të shumta, duke nisur qysh me problemet e shumta me përballimin e çmimeve të rritura.

 

Ajo në një intervistë në Ora w tha se protesta është një rrugë e cila është e nevojshme kur sipas saj shqiptarët kanë mbi kokë një regjim si ai i Edi Ramës.

Hajdari: Gjatë kësaj periudhë në çdo herë që kemi dalë në Tiranë duke takuar njerëz, shikojmë një lloj depresioni për shkak të rritjes së çmimeve. Edhe pse dega 2 është ndër më të mëdhatë në Tiranë realiteti është shumë ndryshe dhe ka mungesë investimesh. Ekonomia është e para në listë në mllefin që ata kanë. Supermarketet direkt sa futem më tregojnë blloqet e listave. Shqiptarët vuajnë për të përballuar çmimet e rritura.

Duhet patjetër që kur kemi mbi kokë një regjim që po na shtyp në këtë mënyrë, atëherë protesta është rrugëtimi dhe hapi i parë që më pas të shkojmë për të marrë votat. Kjo qeveri nuk e gëzon shumicën e publikut. Qytetarët nuk kanë besim tek politikanët dhe i trajtojnë ata si njerëzit më të urryer. Vendin është i varfër, duke marrë parasysh që qeveria e Edi Ramës me aferat e tij dhe bashkëpunimi me krimin, janë tregues se ai e ka marrë pushtetit përmes shantazhit ndaj qytetarëve. Mendoj se Rama është kryeministri pakicës. Prandaj udhët bërë një kthesë për të shpëtuar të ardhmen tonë. PD i ka të gjitha kapacitetet për ndryshim.

Related posts

Riorganizimi i PS-së, Gjiknuri takim me drejtues të strukturave në Elbasan

D V

Grida Duma largohet nga politika, dorëzon mandatin e deputetes

Xh M

Aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe e hodhi në kanal, kapet pas 10 ditësh shoferi në Elbasan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More