Agjencia Zhurnal.mk.

Hailey Bieber zgjedh të vishet me kreacionin e dizajneres shqiptare, Nensi Dojaka

Së pari Dua Lipa, Bella Hadid, Zendaya, ndërsa tani Hailey Bieber.

 

Hailey postoi një sërë fotografish nga fundjava e saj, duke i’u referuar dasmës së Lauren Perez në plazh dhe ceremonisë së Simon Huck dhe Phil Riportella, ajo mori pjesë në të dyja.

I vendosur mes fotove të fustanit të saj ngjyrë kafe nga marka Magda Butrym për dasmën e Perezit në Miami, ishte një tjetër që tërhiqte vëmendje më të madhe.

Foto: Instagram

Fustani tërheqës mund të duket i njohur: një fustan i shkurtër i tejdukshëm dhe i prerë nga koleksioni i stilistes shqiptare, Nensi Dojaka, e cila kohët e fundit veshi Zendayan me një fustan pothuajse identik për një festë në Londër.

Me disa nga yjet më të njohura sa i përket stilit në Hollywood që mbështesin stilisten shqiptare me bazë në Londër dhe me të gjithë në industri që flasin për koleksionin më të fundit të Dojakës, ajo duket se do të arrij majat e industrisë së modës.

Kujtojmë se gjatë muajit shtator Nensi fitoi çmimin e rëndësishëm ‘LVMH’ për Dizajnerët e Rinj. 

Related posts

Grimeri i Kim Kardashian tregon trendet kryesore të bukurisë këtë vjeshtë

D V

Hailey Bieber mohon kategorikisht thashethemet se Justin nuk e trajton mirë atë

Lea Muslija

Tuna do të mbajë koncert live me rastin e 30-vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More