Agjencia Zhurnal.mk.

Hadergjonaj tregohet i madh: Unë vij me dëshirë të madhe këtu, nuk ka rëndësi se në çfarë pozite luaj, gjithmonë jap maksimumin

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka folur para ndeshjes me Spanjën, duke thënë se nëse nuk do të besojmë në se marrin pikë, nuk do ta luanin ndeshjen.

Ai ka thënë se te Kosova ndjehet komod në secilin pozicion që luan, pa marr parasysh në të djathtë të mbrojtjes, apo në të majtë.

“Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme për neve, shumë e madhe, e dimë se çfarë ekipi do ta kemi përballë. Një prej më të mirëve në botë, kanë fituar dy apo tre trofe në vitet e fundit. Jemi duke e pritur me gëzim, që të tregojmë vetëm dhe do të jemi në fushë në maksimum”.

“Besoj që momenti i mirë është loja, jo rezultatet. Kemi arritur të bashkohemi si ekip. Ajo si funksionoi. Katër pikë na japim vetëbesim, dhe e dimë se si mund të luajmë. Shpresoj që lojtarët që janë me lëndime, të jene gati dhe të bëjmë një lojë të mirë”.

“Pozicioni? E kam thënë edhe më parë, jo veç me lagë gojë. Unë vij këtu me gjithë dëshirë, nuk ka rëndësi, a luaj a mbrojtës i djathtë, apo i majtë, apo mesfushor, nuk ka problem. Nuk mendoj shumë se ku luaj, mendoj të jap maksimumin”.

“Nëse mendojmë që nuk arrijmë pikë, nuk do të futeshim nesër në lojë.  E dimë si kemi luajtur në Sevilla kemi humbur 3-1, dhe nuk kemi luajtur keq. Kualitetin e Spanjës e dinë të gjithë. Ne i bëjmë analizat me stafin, është rasti, ne për atë luajmë futboll, me arrit fitore historike”, ka thënë Hadërgjonaj.

Ndërkohë, përballja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.

Related posts

Iftari bën bashkë ish ushtarët e Brigadës 112 “Mujdin Aliu”

Xh M

Strugë-Ohër: Stërvitja e parë civile NATO-QMK

D V

Subvencione të energjensave për industritë ushqimore nëse i ulin ose nuk i rrisin çmimet

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More