Agjencia Zhurnal.mk.

Haaland i zemëruar pas eliminimit të Dortmundit

Te Borussia Dortmund ka frikë që dy golat e sulmuesit Erling Haaland kundër Besiktas, ndoshta janë të fundit në fanellën e klubit gjerman.

 

Dortmund do marrë pjesë në Ligën e Evropës në vitin 2022, garë në të cilën Haaland nuk ka objektiva.

Lojtari nuk ishte i lumtur me eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe këtë e ka bërë me dije kapiteni i Dortmundit, Marco Reus.

“Vetëm e pashë në dhomën e zhveshjes, ishte shumë i zemëruar”, zbuloi Reus për “Amazon”, derisa ky zemërim thuhet se është rasti i humbur, me të cilin do e kompletonte het-trikun.

Haaland ka shënuar plotë 74 gola në 72 paraqitje për Dortmundin, të cilët duan ta paguajnë futbollistin më të paguar në skuadër, por vetëm nëse pranon të rinovojë kontratën.

Top klubet evropiane si Real Madrid, Bayern Munich, Barcelona, Man City, Man United dhe Chelsea kanë interesim për norvegjezin, që ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro.

Related posts

Milani i ofrojë pagën e njëjtë si Barcelona, por Kessie do të zbarkojë në Camp Nou

D V

Formacioni më i mirë i javës në Ligës së Kampionëve

D V

Intervenimi i shpejtë i stafit mjekësor të Liverpoolit nënkupton rikthimin më të shpejtë të Harvey Elliott në fushë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More