Agjencia Zhurnal.mk.

Guvernatori Mehmeti dhe Ambasadori Sakar, diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e mëtejmë të BQK-së për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbajtjes së sektorit financiar stabil dhe likuid, në kohën kur vendi po përballet me një valë të re të pandemisë dhe me masat për frenimin e shpërndarjes së virusit.

Guvernatori falënderoi Turqinë për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës, përfshirë edhe sektorit financiar, përmes bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë dhe Autoritetin Rregullativ dhe Mbikëqyrës Bankar.

Nga ana tjetër Ambasadori Sakar u shpreh i lumtur për bashkëpunimin mes të dyja vendeve, derisa ofroi mbështetje të mëtutjeshme për avancimin edhe më të madh të marrëdhënieve.

Related posts

Shtrenjtimi i qeseve në 15 denarë ka ulur përdorimin e tyre për 10 herë

Z.H

Nga bojleri deri te furra: Si ta kursejmë rrymën?

D V

Kovaçevski me kolegë do të marin pjesë në forumin e shtatë ekonomik Delfi në Greqi

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More