Agjencia Zhurnal.mk.

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, këtë të premte ka riemëruar Antonio Guterres për një mandat të dytë si Sekretar të Përgjithshëm, duke ia mundësuar atij që për pesë vjetët e ardhshëm të drejtojë organizatën me 193 anëtarë.

 

Më herët gjatë këtij muaji, 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë mbështetur kandidaturën e Guterresit për një mandat të dytë.

Sipas Kartës së OKB-së, Asambleja e Përgjithshme emëron Sekretarin e Përgjithshëm me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.

Ndërkohë pritet që mandati i ri i diplomatit portugez 72-vjeçar, do të nisë më 1 janar të vitit 2022.

Related posts

Të paktën 17 të vdekur në një aksident trafiku në Egjiptin jugor

Xh M

Të paktën pesë policë u lënduan në këmbim zjarri në Feniks

D V

Polonia miraton ligj për dëbimin e migrantëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More