Agjencia Zhurnal.mk.

Guterres: Këshilli i Sigurimit ka dështuar t’i përgjigjet konfliktit në Gaza

Shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka kritikuar Këshillin e Sigurimit i OKB-së se ka dështuar t’i përgjigjej në mënyrën e duhur konfliktit Izrael-Hamas në Gaza dhe agresionin rus në Ukrainë, duke argumentuar se konfliktet fatalisht kishin minuar autoritetin e tij.

Guterres tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së shpesh e gjen veten të bllokuar dhe të paaftë të veprojë për çështjet më të rëndësishme të paqes dhe sigurisë.

“Mungesa e unitetit të Këshillit për pushtimin rus të Ukrainës dhe për operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza pas sulmeve të tmerrshme terroriste nga Hamasi më 7 tetor, ka minuar rëndë, ndoshta fatalisht autoritetin e tij. Këshilli ka nevojë për reforma serioze në përbërjen e tij dhe metodat e punës”, tha ai.

Guterres, ripërsëriti edhe njëherë se pushtimi i Rafahut do të ketë pasoja shkatërruese. Fluksi i ndihmave që hyjnë në Gaza nga Egjipti është zvogëluar dhe një kolaps i sigurisë e ka bërë gjithnjë e më të vështirë shpërndarjen e ushqimit sipas të dhënave dhe zyrtarëve të OKB-së. Me 85% të popullsisë së Gazës tani të zhvendosur, sasia e ndihmës që hyn në enklavë nuk është aspak afër asaj që nevojitet.

Sipas Kombeve të Bashkuara, kërkohen pesëqind kamionë ndihma në ditë, ndërsa mesatarja ditore ka qenë nëntëdhjetë.

Perspektivat për sigurimin e ndonjë armëpushimi që përfshin lirimin e pengjeve duken të pasigurta. Egjipti ka bërë të ditur se do të ketë më shumë bisedime këtë javë në Doha. Ndërkaq kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh ka njoftuar dorëheqjen e qeverisë së tij, e cila sundon pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar, për shkak të përshkallëzimit të dhunës dhe luftës në Gaza.

“Vendimi për dorëheqjen erdhi në dritën e përshkallëzimit të paprecedentë të dhunës në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem dhe luftës, gjenocidit dhe urisë në Rripin e Gazës”, tha Shtayyeh, i cili i dorëzoi dorëheqjen presidentit Mahmoud Abbas.

Nga ana tjetër Izraeli është zotuar të shtojë sulmet ndaj grupit militant Hezbollah të Libanit edhe nëse arrihet një armëpushim me Hamasin në Rripin e Gazës. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se kushdo që mendon se një armëpushim i përkohshëm për Gazën do të zbatohet edhe në frontin verior është e gabuar.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka bërë të ditur se grupi do t’i përmbahet një armëpushimi në Libanin jugor nëse arrihet një armëpushim në Gaza, por do të përshkallëzonte sulmet nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin.

Related posts

Plenkoviq kandidat për kryetar të Komisionit Evropian

Xh M

Aeroporti i ndërtuar nga Kina në Nepal nxit shqetësime mbi kurthin e borxhit

Xh M

Frika nga një fatkeqësi bërthamore në Zaporozhye: A është Europa gati për një skenar të tillë?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky