Agjencia Zhurnal.mk.

Gutereshi para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së: Bota jonë është në rrezik

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Gutereshi sot liderëve botërorë  u tha se shtetet janë “të bllokuara nga mosfunksionimi kolosal global” dhe nuk janë të gatshëm apo  nuk duan të përballen me sfidat madhore që e kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit dhe fatin e planetit.

 

Në hapjen e seancës vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Gutereshi e theksoi luftën në Ukrainë, rritjen e numrit të konflikteve në mbarë botën, gjendjen e jashtëzakonshme me klimën, gjendjen e keqe financiare të vendeve në zhvillim dhe  pengimin në zbatimin e qëllimeve të KB-së, siç është  eliminimi i varfërisë ekstreme dhe sigurimi i arsimit cilësor për të gjithë fëmijët në planet.

“Bota jonë është në rrezik … dhe e paralizuar”,  tha Gutereshi, por vuri në dukje se ka ende shpresë.

Duke theksuar se bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme  përpara, ai paralajmëroi se “asnjë forcë apo grup nuk mund vetë t’i zgjidhë punët”.

“Le të punojmë si një, si një koalicion global, si kombe të bashkuara”, u bëri thirrje Gutereshi liderëve botërorë të mbledhur në sallën plenare të Asamblesë së Përgjithshme.

Related posts

Gjukanoviq kërkon hetim urgjent mbi kërcënimet me bomba në Mal të Zi

D V

Sulmi në Teatrin e Mariupolit: Ukraina akuzon Rusinë se po fsheh provat duke rindërtuar objektin

Xh M

Samiti i Gjenevës – Biden dy dhurata për Putin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More