Agjencia Zhurnal.mk.

Guteresh: Rusisë dhe Ukrainës do t’ju duhet kohë që të vendosin armëpushim

Do të duhet kohë që Rusia dhe Ukraina ta kuptojnë nevojën për armëpushim dhe sigurimin e paqes, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh në një intervistë për agjencinë turke Anadollu.

 

“Mendoj se do të duhet pak kohë, por shpresoj se nuk do të vazhdojë përgjithmonë si krizat e tjera. Do të duhet pak kohë që vendet të kuptojnë nevojën për një armëpushim, për të siguruar paqen bazuar në Kartën e OKB-së dhe normat e së drejtës ndërkombëtare. OKB-ja dhe Turqia kanë krijuar partneritete të forta në trajtimin e pasojave dramatike të luftës në Ukrainë”, tha Guteresh kur u pyet nëse lufta në Ukrainë do të zvarritet si ajo në Siri, Jemen dhe Libi.

Ai shton gjithashtu se OKB-ja, së bashku me BE-në dhe SHBA-në, “po bëjnë gjithçka që është e mundur” për të siguruar që sanksionet të mos e pengojnë furnizimin me ushqime dhe plehra.

“Unë jam i interesuar për zgjidhjen e problemeve, jo për vërejtjet e palëve. Problemi i parë që duhet zgjidhur është sigurimi i aksesit të produkteve bujqësore dhe plehrave ruse në tregjet ndërkombëtare. Ka ende disa pengesa, po bëjmë çmos që sanksionet të mos pengojnë furnizimin me ushqime dhe plehra. Së bashku me SHBA-në, BE-në dhe partnerët e tjerë po bëjmë përpjekje në këtë drejtim”, thotë ai.

Guteresh shton se negociatat janë duke u zhvilluar përmes OKB-së për të organizuar eksportin e nitratit-amonit nga Rusia përmes Ukrainës.

Pas krizës me koronavirusin, Sekretari i përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi për mundësinë që bota të përballet me një pandemi më serioze.

“Në të njëjtën kohë, duhet të jemi të përgatitur për epidemitë në të ardhmen. E pamë që bota nuk arriti të demonstrojë unitet gjatë pandemisë së koronavirusit. Për pak vite mund të përballemi me një pandemi më serioze. Ky është një moment kur vendet duhet të kuptojnë se bota dhe komuniteti ndërkombëtar po përballen me pabarazi dhe kërcënime në rritje që mund të shkaktojnë tensione, trazira dhe kriza”, komentoi Guteresh.

Related posts

Algjeri/ 65 të vdekur si pasojë e zjarreve

Redaksia

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Invazioni rus nuk po shkon sipas planit, shumë ushtarë po dezertojnë

D V

Të paktën 17 të vdekur në shirat monsune në Pakistan

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More