Agjencia Zhurnal.mk.

Guteresh prezantoi plan për tranzicion të shpejtë drejt burimeve ripërtëritëse të energjisë

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot prezantoi plan prej pesë pikave për përshpejtim të përdorimit më të gjerë të energjisë nga burimet ripërtëritëse, me qëllim që sërish të kahëzohet vëmendja e botës drejt ndryshimeve klimatike.

 

“Duhet t’i vemë fund ndotjes me derivate fosile dhe ta përshpejtojmë tranzicionin drejt energjisë ripërtëritëse para se ta ndezim shtëpinë tonë të vetme. Koha po kalon”, tha Guteresh.

Në planin e tij, i cili është nxitje para konferencës së ardhshme të KB-së për ndryshimet klimatike në Egjipt në nëntor, Guteresh bëri thirrje për transfer të teknologjisë dhe heqje të mbrojtjes së pronësisë intelektuale lidhur me burimet ripërtëritëse të energjisë siç janë sistemet për deponim të energjisë në bateri.

Guteresh, gjithashtu, bën thirrje për zgjerim të qasjes drejt zinxhirëve të furnizimit dhe lëndëve të para për teknologjitë për energji ripërtëritëse, të cilat për momentin janë koncentruar në disa vende. Plani i tij përfshin reforma shtetërore për promovim të burimeve ripërtëritëse të energjisë, heqje të shpejtë të subvencioneve shtetërore për derivate fosile, të cilat për momentin paraqesin 500 miliardë dollarë (rreth 475 miliardë euro) në vit, dhe rritje të investimeve publike dhe private në së paku 4.000 miliardë dollarë (3.802 miliardë euro), përkatësisht tre herë më shumë se të tanishmet.

Guteresh deklaroi se për momentin subvencionet shtetërore për derivate fosile janë tre herë më të larta nga ato për burimet ripërtëritëse të energjisë. “Derisa njerëzit vuajnë për shkak të çmimeve të larta në pompat e benzinës, industria e naftës dhe gazit po korr miliarda në tregun deformues. Ai skandal duhet të ndalojë, theksoi sekretari i përgjithshëm i Organizatës botërore.

Organizata botërore e meteorologjisë (OBM) – agjencia për meteorologji pranë KB-së, paraprakisht kumtoi se koncentrimet e gazrave të qelqta, ngrohja e oqeaneve, rritja e nivelit të detit dhe thartimi i oqeaneve janë rritur në nivel rekord vitin e kaluar.

Sipas raportit të OBM-së për vitin 2021, shtatë vitet e fundit kanë qenë shtatë vitet më të ngrohta. Ndikimi i kushteve ekstreme të motit çoi drejt rasteve të vdekjes, sëmundjeve, emigracionit dhe humbjeve ekonomike në vlerë prej qindra miliardë dollarëve, që po ndodhë edhe këtë vit. 

Related posts

Biden ndan 800 milionë dollarë më shumë për Ukrainën – 800 sisteme kundërajrore dhe raketa antitank

D V

Boris Johnson në spital, kishte një operacion të vogël për problemin e sinusit

I.A

Jubileu i 80-të i transmetimeve radiofonike ndërkombëtare

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More