Agjencia Zhurnal.mk.

Guteresh i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të rinovojnë urgjentisht marrëveshjen e drithërave

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të rinovojnë marrëveshjen, sipas së cilës nga  Ukraina ishin eksportuar më shumë se tetë milionë tonë drithë dhe të ulë çmimet globale të ushqimit.

 

Guteresh u bëri thirrje gjithashtu vendeve të tjera, kryesisht vendeve perëndimore, të përshpejtojnë heqjen e pengesave që bllokojnë eksportet ruse të grurit dhe plehrave, raportojnë mediat franceze.

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së tha dje se Guteresh kishte theksuar urgjencën e rinovimit të marrëveshjes për të “kontribuar në sigurinë ushqimore në mbarë botën”.

Marrëveshja midis Ukrainës dhe Rusisë, furnizuesit kryesorë të grurit në botë, u arrit në korrik me ndërmjetësimin e KB-së dhe Turqisë dhe skadon më 19 nëntor.

Ambasadori i Rusisë në KB tha të mërkurën se përpara se Moska të mund të binte dakord për të rinovuar marrëveshjen, Rusisë duhet t’i  lejohet të eksportojë  drithërat dhe plehrat e saj në tregun botëror, “gjë që nuk ka ndodhur kurrë që nga fillimi i marrëveshjes”. Ai shtoi se Rusia po përballet me një sërë problemesh për të realizuar eksportet e saj.

Guteresh shtoi se rifillimi i eksporteve të grurit ukrainas nga tre porte të Detit të Zi “kontribuoi ndjeshëm në uljen e çmimeve të grurit dhe mallrave të tjera”.

Related posts

Irani ka pasuruar uranium afër nivelit të një bombe bërthamore

Xh M

Rëndohet bilanci, 14 të vdekur dhe 21 të plagosur nga shpërthimi në një minierë të Turqisë

Xh M

NATO nis stërvitjet bërthamore me mbi 60 avionë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More