Agjencia Zhurnal.mk.

Guroret po dëmtojnë cilësinë e dredhëzave

Shkup, 27 maj – Kultivuesit e dredhëzave në fshatin Çiflig ankohen se guroret përreth po ndotin produktet e tyre. Madje ata thonë se do të detyrohen të mos i përdorin më fushat për mbjellje. Sipas ekspertëve pluhuri dëmton frutat, ndërsa nëse kontaminimi është me metale të rënda ndikn ndaj shëndetit të konsumatorit.

“Mbrapa meje ndodhet një tokë e mbjellë me luleshtrydhe por vetëm pak metra larg nga kjo fushë, ndodhen tre gurore të cilat ndikojnë në ndotjen e ambientit, dhe në prishjen e cilësisë dhe shëndetshmërisë së produkteve”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare.
Fushat ndodhen përreth rrugës që shpie te liqeni i Kozjakut, në afërsi të fshatit Çiflik, komuna e Sopishtes.

Kultivuesit e dredhëzave po mendojnë që këto fusha të mos i përdorin më për mbjellje.

“Ndikon shumë ndikon, se këto guroret që janë, ndikojnë shumë se edhe atje që e kemi plantazhën tjetër, atje ndikon pluhuri shumë… Edhe dredhëzën e ndotin, edhe duhet pak të kihet kujdes, se kemi shumë ndotje nga ata…Pluhuri na pengon neve shumë, se dredhëza kur të bëhet në kokë, kur e rrit edhe kokën, na pengon shumë, na pengon se bëhet edhe e zbardhur, e zbardh dredhëzën… Duhet patjetër të lahen njëherë, se kjo ka pluhur…”, tha një kultivues i dredhëzave.

Nutricionistët sqarojnë se pluhuri e pengon zhvillimin normal të fotosintezës te produkti, prandaj dredhëzat kanë më pak pigment, në këtë rast rekomandojnë pastrim të thellë me ujë e sodë bikarbonë. Thonë se nëse kontaminimi është me metale të rënda, atëherë kjo mund të ndikojë në shëndetin e konsumatorëve.

“Problematika më kryesore do të kishte qenë nëse kontaminimi është me ndonjë metal të rëndë, domethënë është mirë të bëhen analiza nga institucionet, për të parë nëse në këto dredhëza ka kontaminim me metal të rëndë, radikale kancerogjene dhe radioaktive të cilat mund të jenë më të rënda për shëndetin e konsumatorëve”, deklaroi Valbona Kadriu, Nutricioniste.

Por, këto nuk janë tokat e vetme të mbjella me dredhëza. Çifliku njihet për kultivimin e tyre dhe kultivuesit thonë se për shkak të kushteve klimatike dredhëzat këtë vit janë bërë më vonë, dhe nëse temperatura rritet shpejtë përnjëherë, rrezikojnë të prishen.

Këtu a paraqesin problem guroret që janë përreth?

“Këtu nuk paraqet, por atje ku kanë komshinjtë e mi paraqet problem, se afër është dhe ndikon, pluhur ka normal. Tash që këto janë mësuar me temperatura më të ulëta, nëse del dielli menjëherë 30 ose 35 kjo normalisht nuk mund ta duron, se kështu është mësuar me klimën I del I nxehti dhe mundet ndonjë sëmundje të paraqitet”, tha një tjetër kultivues i dredhëzave.

Nga komuna e Sopishtes thonë se nuk është nën kompetenca të tyre që të kryejnë kontrolle dhe mbikëqyrje të punës së guroreve dhe ndikimit të tyre mbi mjedisin jetësor, ata na drejtojnë tek ministria e ekonomisë. Nga ky dikaster akoma nuk kemi marrë përgjigje.

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Gjuha kërcënuese e Bogojeskit, e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy