Agjencia Zhurnal.mk.

“Gueril dhe Front”, pas djemve, Gold AG zbulon emrat e që ka zgjedhur kur të bëhet me vajzë

Gold AG është baba i dy djemve dhe ai është komentuar pafund për emrat që ka zgjedhur t’i pagëzojë.

 

Në “ABC e Mëngjesit”, ai zbuloi arsyet pse djemtë i ka quajtur Gueril dhe Front.

“Gueril ka lind më 28 Nëntor 2020, ditën e flamurit. Arsyeja ka qenë se ushtria çlirimtare e Kosovës dhe ne si popull kemi pasur luftë guerile. Ka pasur edhe luftë frontale, por shumica ka qenë luftë guerile, sidomos UÇK në Kosovë, Adem Jashari ka qenë gueril dhe ka lind më 28 nëntor. Kështu që shumë gjëra janë lidhur që ja vendosa këtë emër.

Për emrin Front, e kisha iden kur e kuptova që fëmija i dytë do të ishte djalë prap. Front është tipik emër shqip dhe i duhet Guerilit. As ai nuk bën dot pa një Front dhe as Fronti nuk bën dot pa një Gueril”, u shpreh Goldi.

Më tej, i pyetur se si do ta quajë vajzën në të ardhmen, ai tregoi tre emra me shumë kuptim që ka qejf.

“Fëmija i tretë nëse do zoti kam qejf të jetë vajzë, por edhe nëse është djalë është i mirëseardhur.

Unë i dua shumë emrat e vajzave dhe ka shumë që i pëlqej, por tre që kam unë në mendje që kam qejf me pas fëmija im është Medina, Janina ose Ilirida. Nuk e di tani a bëhen këto, a nuk bëhen. Veç këto të treja i kam qejf, që i dua shumë”, ka thënë reperi.

Related posts

Arilena Ara dhe Dafina Zeqiri së shpejti vijnë me “Thirr Policinë”

D V

Një tjetër ditë që dëshmon përkushtimin e saj në palestër, Rita Ora fotografohet në top formë rrugëve të Sydneyt pas stërvitjes

D V

Ekipi i Dua Lipës do të ndihmojë në përzgjedhjen e këngëtarit për të përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në “Eurovision 2022”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More