Agjencia Zhurnal.mk.

Gucati e Haradinaj në Hagë: Gjykata Speciale është përkrahur nga Qeveria e Serbisë, kemi të drejtë të mbrojmë vlerat e kombit tonë

Në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë ka vazhduar procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

 

Gjyqtari i rastit i dha fjalën të dy të akuzuarve në këtë rast për të shprehur mendimin e tyre.

Ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati tha se është e drejta e tij legjitime që të mbrojë vlerat e kombit të tij dhe të ushtrisë çlirimtare.

“Është e drejtë legjitime e imja të mbrojë të drejtat e vlerat e kombit tim, të UÇK-së dhe të Republikës së shtetit tim të Kosovës. Jam i obliguar të mbrojë të drejtat e liritë e popullit për jetë më të mirë e më të begatë, si gjithë popujt e kontinentit tonë”, ka thënë ai.

Gucati ka përmendur për krimet që ka kryer Serbia mbi popullatën në Kosovë gjatë luftës së fundit.

“Kemi shfrytëzuar të drejtën tonë të fjalës së lirë, të mendimit e të shprehjes së lirë. Të drejtën e fituar me sakrificë njerëzore e jo njerëzore. Vetëm gjatë marsit, prillit, majit e qershorit të vitit 1999, në popullin tonë janë kryer mbi 450 masakra, e krime të gjenocidit serb. Pa i përmendur ato të viteve 90-ta. Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë mbi 1400 fëmijë, e dhunuar mbi 20 mijë gra. Janë vrarë mijëra pleq, të mbetur e të palëvizshëm, që nuk kanë mundur të largohen nga shtëpitë. As sot e kësaj dite nuk dimë asgjë për fatin e mbi 1600 njerëzve të zhdukur. Pa folur këtu për shkatërrimet e shkaktuara nga makineria serbe”, tha Gucati.

Në anën tjetër, Nasim Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale është përkrahur nga Qeveria e Serbisë.

“Prokuroria nuk e meriton që unë të jem këtu, që t’ua bëj dekorin. Vendosa të vij këtu të them të vërtetën, veprimet e kësaj Prokurorie dëshmon se jam këtu prej 14 muajsh, kur asnjë provë nuk mund t’i mbështes akuzat qesharake”, tha ai.

Ai ka thënë se kushdo që ka kryer krime duhet të përballet me drejtësi, dhe se procesi ndaj tij duhet të jetë i drejt e transparent.

“Kjo me dyer të mbyllura është e turpshme, kjo Prokurori po e dëshmon atë që e kam thënë unë me OVL-në për Prokurori. Kushdo që ka kryer krim, nuk meriton aspak dhe duhet të përballet me drejtësinë. Prokurori Jack Smith qëndroi para jush dhe tha ‘kjo s’ka të bëjë me UÇK-në. Kjo është gënjeshtër. Është pikërisht e kundërta. Kjo Prokurori po e falënderon Qeverinë e Serbisë për mbështetjen e dhënë”, shtoi tutje.

Ai bëri thirrje që kjo çështje ndaj tij të përfundojë sa më shpejt dhe të mbyllet.

Related posts

Mediat në Kosovë raportuan për një sulm në Jarinjë, reagon policia: Ishte plumb qorr, po verifikohet

D V

Rusia me kërkesë urgjente dhe të drejtpërdrejt për BE-në e NATO-n, ka të bëjë me Kosovën

D V

Ambasada e SHBA-së: Është koha të zbatohen të gjitha vendimet e Kushtetueses

adijanzh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More