Agjencia Zhurnal.mk.

Guardiola ‘godet’ Sterlingun: Nuk mund t’i jap garanci për lojë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka mbrojtur menaxhimin e tij në lidhje me situatën e Raheem Sterling, i cili ka shprehur kënaqësi.

 

Pas lajmit se Sterling mund të jetë i përgatitur për t’u larguar nga City, pasi nuk po merr minutat e dëshiruar ka reaguar edhe Guardiola.

Guardiola ka thënë se nuk mund të “sigurojë” lojtarët se sa do të luajnë.

“Unë nuk mund të siguroj se sa minuta do të luajnë lojtarët, ata duhet ta tregojnë atë në fushë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ky është momenti më i mirë, jo për Raheem, por për të gjithë. Të gjithë janë të përfshirë”.

“Ajo që dua për Raheem dhe për të gjithë është të jenë të lumtur. Ata duhet të jenë të kënaqur, dhe nëse nuk janë, ata janë të lirë të marrin vendime që janë më të mirat për ta, familjen e tyre dhe të gjithë ata që i duan”.

“Si futbollist, ata të gjithë duan të luajnë 90 minuta, por unë nuk mund t’i siguroj ata, ata duhet ta dëshmojnë këtë në stërvitje”, përfundoi trajneri i Cityt. 

Related posts

Kontributi jo sportiv i Messit në PSG, transferimi i argjentinasit ka rritur markën e klubit francez

D V

Sheriffi dhe Interi luajnë për fitore, formacionet e mundshme

D V

Vjen reagimi i kryeredaktorit të France Football për listën që rrodhi në internet – aty ku Messi shpallet fitues i Topit të Artë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More