Agjencia Zhurnal.mk.

‘Grusht shtet’: Pro serbët në Mal të Zi ia mësyjnë presidentit Djukanovic, dalin me ligj për heqjen e kompetencave të tij

Pas shumë diskutimeve të ashpra deputetët malazias janë pajtuar që Kuvendi i Malit të Zi të vendos në rend të ditës propozimin e ndryshimit të Ligjit për Presidentin me kërkesë të partisë serbe Fronti Demokratik.

Përfaqësues të partive DPS (Partia e Demokratike e Socialistëve), SPD ( Partia Socialdemokrate) dhe SD (Socialdemokratët e Malit të Zi) kanë vlerësuar gjatë diskutimit të zgjerimit të rendit të ditës së Kuvendit kanë theksuar se po shkelet Kushtetuta e Malit të Zi.

Shefi i grupit parlamentar të DPS, Daniel Zivkovic, tha se bëhet fjalë për një grushtet kushtetues dhe paralajmëroi kryetaren e Kuvendit Danijela Djurovic se po hy në zonën e përgjegjësisë penale. Deputeti i DPS Jevto Erakovic ka pyetur kryetaren e parlamentit malazias nëse është shantazhuar për ta futur në rend të ditës.

Deputeti i DPS Nikola Janovic ishte cinik kur tha se nuk ka nevojë të shtiren duke diskutuar “mangësitë e ligjit apo përputhjen me kushtetutën, nuk është me rëndësi”. Ajo që është me rëndësi tha ai se krahut politik që e propozoi i ka mbetur vetëm institucioni i presidentit pa e bllokuar. Ai paralajmëroi se nëse duan të shkelin kushtetutën dhe ndryshojnë substancën e shtetit duhet ta kuptojnë se “s’mbetet asnjë mundësi për reagim demokratik”.

“Mali i Zi nuk shtet i popullit, por shtet i qytetarëve…nëse doni të ndryshoni karakterin e Malit të Zi, duhet të jeni të vetëdijshëm që do të ballafaqoheni me rezistencë nga të gjithë ne këtu që paraardhësit e të cilëve vdiqën për vlera themelore. Ju bëj thirrje që me këto gjëra të mos luani. Ndoshta jemi pakica në parlament në këtë moment, por sigurisht jashtë tij ka një shumicë në Mal të Zi që nuk e pranon këtë” tha Janovic me ashpërsi.

Mali i Zi është në kaos institucional që prej rënies së qeverisë së koalicionit të Zdravko Krivokapic e as pas formimit të kabinetit të Dritan Abazovic që zgjati afër 100 ditë nuk shkoi më mirë. Abazovic nënshkroi Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe që ia rrëzoi qeverinë por ai mbetet si kryeministër me mandat teknik për shkak të paqartësive dhe mangësive ligjore për ta zgjidhur tutje.

Abazovic ka shkarkuar edhe dy ministrat e SPD që ishin lavdëruar për punën e tyre të luftimit të ndikimit rus në Mal të Zi nga Bashkimi Evropian e SHBA. Ai poashtu ka shkarkuar shefin e Agjencisë të Sigurisë  Kombëtare të Malit të Zi, Sava Kenter, pak ditë pas shpartallimit të një rrjeti të spiunazhit rus në Mal të Zi, duke dëbuar dhjetëra diplomatë nga vendi.

Abazovic mbahet mend të ketë deklaruar në Kuvendin e Malit të Zi se do të vijë puna aty se ose do të largohet Milo Djukanovic ose Abazovic.

Related posts

Një foshnje në mesin e të therurve në Sidnej

Xh M

Irani kërcënoi me sulm, Netanyahu mbledh zyrtarët e lartë

Xh M

Breshëri raketash lëshohen nga Libani jugor drejt Izraelit verior

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy