Agjencia Zhurnal.mk.

Grupi parlamentar i VMRO propozon ndryshime ligjore për dokumentet personale

Shkup, 12 shkurt – Koordinatori i grupit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, deklaroi sot se partia e tij ka përgatitur dhe dorëzuar në Kuvend amendamente për dy zgjidhje ligjore, Ligjin për dokumentet e udhëtimit dhe Ligjin për patentë shoferi, gjegjësisht për sigurinë në komunikacion.

“Procedura është urgjente, edhe ju e shihni se opinioni është i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje. Andaj ne si grup parlamentar kemi përgatitur ligjet dhe i kemi dorëzuar në arkivin e Kuvendit. Gjithashtu, kemi paraqitur kërkesë për thirrjen e seancës urgjente me nënshkrimin e 20 deputetëve. Kryetari i Kuvendit mund ta thërrasë seancën gjatë ditës së sotme. Me këtë amendament do të zgjerohet dispozita që të vlejnë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Micevski.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=971070397710622&set=a.478824673601866

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy