Agjencia Zhurnal.mk.

Grupi i parë i vaksinave kineze Covid-19 drejt Hungarisë

Grupi i parë i vaksinave kineze anti-Covid u nis nga nga Pekini drejt Hungarisë, i pari vend anëtar i Bashkimit Evropian që ka aprovuar vaksinën “Sinopharm” të Kinës, duke nënshkruar një marrëveshje për 5 milionë doza më 29 janar, shkruan “CGTN”.

 

Rregullatori hungarez i Barnave dha aprovimin për përdorimin urgjent të vaksinës “Sinopharm”, në vend që të priste vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për të dhënë dritën jeshile, duke e shtuar atë në listën që përfshin edhe vaksinat “Pfizer”, “Moderna”, “AstraZeneca” dhe rusen “Sputnik-V”.

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se ai personalisht do të zgjidhte të merrte vaksinën kineze, pasi ai i besonte më shumë se të tjerëve. “Nëse fillojmë të përdorim vaksinën kineze, e cila do të ndodhë së shpejti, atëherë deri në Pashkë mund të vaksinojmë çdo person që është regjistruar deri më tani”, -tha kryeministri.

Related posts

Çfarë mund të bëjnë BE-ja dhe Britania, nëse bashkojnë forcat për Ballkanin

Redaksia

A mund të bashkohet bota kundër armikut të përbashkët: ngrohjes globale?

D V

Stacioni hapësinor përparësi kryesore, synohen 40 lançime më 2021

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More